Henry për Haalandin: Mund të shënojë gjashtë gola në një ndeshje

December 25, 2022
1 minut lexim

Ering Haaland është padyshim lojtari kryesor këtë edicion në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Sulmuesi norvegjez në vitin e tij të parë në Angli ka filluar shkëlqimin duke shënuar e asistuar pa ndalur.

Kur kanë kaluar 13 ndeshje në Angli, Haaland ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

22-vjeçari ka realizuar tre het-trika në këtë edicion me fanellën e Cityt në Ligën Premier, teksa në vetëm tre ndeshje nuk ka shënuar gola.

Gjithsesi legjenda franceze dhe e Ligës Premier, Thierry Henry mendon se Haaland do ta thyej rekordin me më së shumti gola nga një futbollist brenda një ndeshje.

“Haaland është sulmuesi i ri i shkollës së vjetër të sulmuesit. Mendoj se ai do të shënojë gjashtë gola në një ndeshje për Cityn për shkak të sasisë së rasteve që ata krijojnë”.

“A do të shënojë 50 gola në një sezon? Në kampionat jo, por në të gjitha garat jam i bindur se po”, deklaroi shënuesi më i mirë në histori të Arsenalit, Thierry Henry..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kasami: Lëvizja është e gatshme për të gjitha sfidat

Story i radhës

Shoqata Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojë 20 shtëpi për familjet skamnore të Kërçovës

Të fundit nga

ShkoLartë