Thierry Henry është i shqetësuar për shëndetin mendor të yllit të Paris Saint-Germain, Neymar.
Legjenda franceze mendon se Neymar ka bërë një lutje për ndihmë dhe është i shqetësuar se gjendja e tij mendore nuk po merret seriozisht.
Neymar ka qenë larg nga më i miri në muajt e fundit, por Henry beson se ana mendore është një faktor.
“Kur analizon një veprim dhe ai nuk e pozicionon veten siç duhet, atëherë mirë, ky është një fakt dhe duhet ta pranosh këtë”, tha ai për “L’Equipe”.
“Po, ai nuk ka qenë aq i mirë kohët e fundit, por ka arsye.
“Neymar ka folur shpesh në intervistat e tij të fundit për mirëqenien e tij, për presionin, kështu që mendimi im i parë është: ‘A është mirë?’.
“Nuk bëhet fjalë që ai të mos bëjë sombrero, apo për faktin që nuk i mund më kundershtarët me ritmin e tij”.
“Ai flet, por a mund ta dëgjoni? Ai kërkon ndihmë, ka gjëra që ndodhin në kokën e tij, si çdo qenie njerëzore.”
Në një intervistë të fundit, Neymar foli për presionin nën të cilin është vazhdimisht, madje duke deklaruar se Botërori i ardhshëm ka të ngjarë të jetë i fundit për të.
“Mendoj se është Botërori im i fundit në 2022”, tha ai. “E shoh si të fundit, sepse nuk e di nëse kam forcën e mendjes të merrem më me futboll”.