Hendboll/Kosova mposht Ishujt Faroe

November 3, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka shënuar sot fitore kundër Ishujve Faroe, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e parë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror 2023.

Vashat e Kosovës i kanë mposhtur ato të Ishujve Faroe me rezultat 27:24 në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e qytetit në Istog.

“Dardanet” e filluan këtë ndeshje në mënyrën më të mirë, ku në 30 minutat e para kishin epërsinë prej 14:13 në favor të tyre, kurse pjesën e dytë e mbyllën me rezultat 13:11.

Ndeshjen e dytë kundër Ishujve Faroe, Kosova do ta zhvillojë këtë të shtune me fillim nga ora 19:30, ku edhe do të synojë me çdo kusht fitoren që të kualifikohet në raundin e dytë të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror.

Rezultati final, 27:24 në favor të Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“U diagnostikova me çrregullim bipolar, jetova në paranojë për muaj të tërë”, Selena Gomez bën rrëfimin tronditës

Story i radhës

Nuredini: Sivjet ajri më i ndotur, qytetarët të kenë kujdes se me çfarë ngrohen

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë