Hëna e re e korrikut do të sjellë disa momente reflektimi dhe shumë ndjesi do të dalin në dritë. Ngjarja qiellore do të ndodhë më 17 korrik dhe do të prekë veçanërisht këto tre shenja:
Dashi
Përgatite veten për disa shpërthime emocionale, pasi është fiks periudha kur gjitha emocionet e tua do të ndihen në mënyrë të shumëfishtë. Sa më shumë t’u rezistosh atyre, aq më tepër drama do të shkaktosh, ndaj ajo që duhet të bësh në këto momente, është t’i përjetosh të gjitha dhe të shohësh përreth, për të marrë gjithë mbështetjen dhe dashurinë që meriton.
Do të të duhet mbështetja e fëmiljes, miqve dhe njerëzve që të kuptojnë.
Peshorja
Shpejt do ta kuptosh se edhe nëse je një person shumë i suksesshëm dhe i përkryer në karrierë, sërish do të të duhet shumë guxim për të kuptuar se ndoshta nuk përshtatesh në fushën në të cilën po punon aktualisht.
Hëna e re mund të të dërgojë në një rrugëtim të ri profesional që do të të ngadalësojë, të vlerësosh nevojat e tua dhe të krijosh një plan të ri për të ecur përpara. Mund të ndodhë një ndryshim i papritur, por duhet të përgatitesh.
Shigjetari
Situata do të jetë pak e turbullt, i dashur Shigjetar. Mund t’i mbash sytë hapur, por sërish mund të mos 100% i përgatitur për një reflektim të duhur dhe serioz mbi emocionet e tua, frikën e thellë apo dhe dëshirën për të hapur zemrën që ta kuptosh veten më mirë.
Do të ndodhin ca ndryshime që mund të prekin marrëdhëniet, planet e tua financiare dhe mënyrën se si do të veprosh, sidomos në çështjet e shtëpisë. Por, megjithëse do të kalosh një periudhë të vështirë, sërish do të korrësh gjithë të mirat që të presin më vonë.