​Hemodializa në Klinikën e Pediatrisë në QKUK është zgjeruar

min lexim

Është zgjeruar Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. Sipas SHSKUK-së, Shërbimi i Hemodializës është aktivizuar falë ndihmës së një donatori.

Shërbim ky i cili deri më tani është kryer në hapësirën e veçantë pranë Repartit të Nefrologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

“Është zgjeruar Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në Repartin e Kujdesit Intensiv të Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është aktivizuar Shërbimi i Hemodializës, kjo falë ndihmës së një donatori. Shërbim ky i cili deri më tani është kryer në hapësirën e veçantë pran Repartit të Nefrologjisë në Klinikën e Pediatrisë. Tani e tutje, pacientët do të kenë mundësinë të kryejnë shërbimin e hemodializës edhe në Repartin e Kujdesit Intensiv në këtë klinikë. Aktualisht ne repartin e Kujdesit Intensiv është duke u trajtuar 1 pacient. Po ashtu, nga i njëjti donator është siguruar Komora, e cila shërben për përgatitjen e kimioterapisë, në mënyrë që terapia të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt. Pra është bërë zgjerimi edhe i shërbimit për përgatitjen e kimioterapisë në kuadër të hapësirës tek Ambulanta Specialistike të Klinikës së Pediatrisë. Kjo do jetë në shërbim të pacientëve të cilët marrin kemioterapi përmes ambulantave specialistike. Pajisja e Komoras, ofron një siguri të lartë si për pacientin, poashtu edhe për personelin shëndetësor”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trondisin britanikët: Vajza e “Rasputinit të ri” u vra nga FSB, shërbimet sekrete po kërkojnë “kokën” e Putinit

Story i radhës

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

Të fundit nga