Helmohet disa ushtarë në Kosovë, dyshimet e para

April 6, 2022
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një sqarim për opinionin, pas raportimeve se pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë helmuar pasi që kanë ngrënë ushqim në syfyr.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se me t’u informuar, janë marrë masat e duhura sipas procedurave standarde dhe operative, për t’i trajtuar pesë ushtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se të pesë pjesëtarët janë shëndosh e mirë.

“Me të marrë informacionin, SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave standarde operative dhe deri më tani kemi të konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.

Në njoftim thuhet se janë marrë mostrat edhe nga IKSHPK, derisa janë duke pritur për rezultatet.

“Gjithashtu, përmes mekanizmave tanë zyrtar mjekësor si dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë marrë mostrat e ushqimit dhe jemi duke pritur rezultatet e analizave që do të mundësojnë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm, që kanë rezultuar me çrregullimin shëndetësor të pjesëtarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Helimin e pesë ushtarëve për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Shefik Beqiri nga Inspektorati sanitar i regjionit të Gjilanit. Ai tha se sot në orën 14:00, ushtarët janë ankuar se kanë filluar manifestimin e simptomave të helmimit.

Ai tregoi se të pesë ushtarët pasi kanë ngrënë mish të bardh dhe disa kombinime të tjera janë ankuar se kanë pasur dhimbje barku.

“Kanë dhimbje barku, nuk kanë pasur vjellje apo jashtëqitje, dyshohet por nuk është konfirmuar ende nga Instituti. Isha në vendin e ngjarjes dhe në FSK në kuzhinë, ushqimet janë të llojeve të ndryshme, por ajo nga cka ankohen këta pesë ushtarë janë që kanë përdorur një lloj ushqimi mish i bardh me disa kombinime. Nuk janë trajtuar në spital, vetëm janë ankuar por nuk ju është bërë ndonjë trajtim”, tha Beqiri. /Gazeta Express/

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shfletuesi i Edge është i dyti më i përdorur në botë, afrohet me Google Chrome

Story i radhës

Ristani: Vendimi i Gjykatës, në bazë të provave

Të fundit nga

ShkoLartë