helmimi i qytetareve ne han te elezit kryetari ballazhi jep detaje 62cc4d923fd94

Helmimi i qytetarëve në Han të Elezit, kryetari Ballazhi jep detaje

July 11, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi tha se është stabile gjendja shëndetësore e banorëve të fshatit Gorancë, të cilët dyshohet se u helmuan nga uji i pijes.

Ballazhi tha në Frontal të T7 se nuk dihet me siguri se nga çfarë janë helmuar banorët, por pranoi se dyshimet janë në ujin e pijes.

“Bëhet fjalë vetëm për banorët e fshatit Gorancë. Dyshimet janë se janë helmuar nga uji i pijës, por ne nuk e dimë saktësisht”, tha ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka marrë mostrat e ujit, dhe Ballazhi tha se po i presin rezultatet.

Kryetari i Hanit të Elezit dyshon se reshjet e fundit të shiut mund ta kenë shkaktuar krejt këtë.

“Shumica e banorëve furnizohen nga ujësjellësi, që i ka dy burime. Njëri është me rënie të lirë, ndërsa tjetrin e kemi funksonalizuar para pak ditësh dhe me reshjet e fundit që kanë ndodhur, sigurisht dyshohet më shumë se vetëm nga reshjet e shiut mund të ketë ndonjë helmim. Kjo është vetëm dyshim, nuk ka diçka që është e saktë”, tha ai.

Ballazhi tha se të gjithë ata që nuk u ndjenë mirë, u trajtuan në QKMF-në e Hanit të Elezit si dhe në ambulantën e fshatit.

Ai tha se është në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Jam në kontakt. Kam biseduar me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Z. Arsim Berisha dhe ata na kanë ofruar ndihmën. Ne kemi bërë kërkesa për të shtuar stafin mjekësor, infuzionet ose medikamentet mjekësore që janë të nevojshme në këtë situatë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

legalizimi i kanabisit mjekesor forbes qeveria e edi rames do ta perdore vetem per eksport le me gisht ne goje shqiptaret qe duan te trajtohen 62cc4d8cd72b4
Story i mëparshëm

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ ‘Forbes’: Qeveria e Edi Ramës do ta përdorë vetëm për eksport, lë me ‘gisht në gojë’ shqiptarët që duan të trajtohen

putin dekret per pasaporta ruse me procedure te pershpejtuar per ukrainasit 62cc52dcb7763
Story i radhës

Putin dekret për pasaporta ruse me procedurë të përshpejtuar për ukrainasit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë