Helmimi i banorëve në Kosovë, dalin përgjigjet e analizave, çfarë rezultoi nga uji i pijshëm

min lexim

Foto ilustruese

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar rezultatet pas analizave që janë bërë në lidhje me dyshimet se 122 persona nga tre fshatra të Hanit të Elezit janë helmuar si pasojë e ujit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se rezultatet e analizës fiziko – kimike të këtyre mostrave janë brenda standardeve të lejuara për ujin e pijshëm, ndërsa analizat bakteriologjike janë duke u punuar.

Po ashtu, në njoftimin e IKShPK-së, thuhet se analizat bakteriologjike janë duke u punuar, kurse mostrat e fecesit nga pacientët me simptome janë duke u punuar në laboratorin e Mikrobiologjisë në IKSHPK.

Me datë 12.07.2022 ekipi i IKSHPK- ës, së bashku me ekipet e QRSHP – ve, të Gjilanit dhe Ferizajit (në përbërje nga Dr. Burbuqe Nushi, Dr. Albiona Rashiti-Bytyçi, Dr. Fitim Raçi, Dr. Ajhane Sejfiu, Dr. Tanusha Kallaba dhe Dr. Hidajete Halimi) vizituan AMF në fshatin Gorancë dhe QMF në Han të Elezit.

 

 

Sipas raportimit të Drejtoreshës për Shëndetesi komunale dhe ekipit shëndetësor në AMF – Gorancë, rastet e para, rreth 80 pacientë të regjistruar në QKMF të Hanit të Elezit, me ankesa dhe shenja klinike: mundim, vjellje, barkëqitje, dhembje barku, në disa raste edhe temperaturë, janë lajmëruar me datën 09.07.2022.

Brenda 24 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë 122 persona me shenja të helmimit, të gjithë janë nga fshati Gorancë, kurse numri total deri me datë 12.07. 2022 ka arritur në 240 persona. Në të njejtën kohë u plotësuan 6 anketa epidemiologjike.

Simptomet të cilat kanë dominuar janë: ethe, barkqitje, mundim, vjellje. Të gjithë pacientë janë trajtuar në mënyrë ambulantore.

Rezultatet

-Rezultatet e analizes fiziko – kimike të këtyre mostrave janë brenda standardeve të lejuara për ujin e pijes.

-Analizat bakteriologjike janë duke u punuar.
-Mostrat e fecesit nga pacientët me simptome janë duke u punuar në laboratorin e Mikrobiologjisë në IKSHPK.

Përfundimet

– Nga rezervuari kryesor – ku përzihet uji nga keto dy burime, uji me rënie të lirë futet në rrjetin shpërndarës të fshatit. Në asnje pozicion nuk ka sistem të klorizimit, uji nuk dezinfektohet.
– Të ekspozuar janë rreth 2300 banorë, prej të cilëve 240 (attack rate 10.43%) banorë kanë kërkuar trajtim ambulantorik, nuk ka të hospitalizuar. Nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Rekomandimet

– Raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, ligji “Parandalimi dhe luftimi I sëmundjeve ngjitëse në Kosovë” (LNR: 02/L-109).
– Të vazhdohet me informim të qytetarëve për vlimin e ujit I cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose te shfrytëzohen resurset tjera që kanë ujë të sigurtë.
– Te instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor.
– Te përcjellet cilësia e ujit, të vazhdohet me mostrim për analiza laboratorike-bakteriologjike dhe vlera e Cl rezidual.
– Marrja e të gjitha masave per njoftim dhe vetëdijesim të qytetarëve për situatën e krijuar.
– Si rekomandim kryesor: Komuna pas përfundimit të instalimit të sistemit të klorizimit, vendosjen e orëmateseve dhe sanimit te rezervuarit kryesor të ia dorëzoj KRU “Bifurkacioni“ në menaxhim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Propozimi francez nesër para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë

Story i radhës

“Fatos Nanon e burgosi…”, Frrok Çupi plas ‘bombën’: Këtu ndizet drita e kuqe e alarmit!

Të fundit nga