Helmim masiv, 20 kadetë përfundojnë në spital

September 13, 2024
1 minut lexim

Shkup, 13 shtator – 20 kadetë të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” me simptoma të vjellave kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive në Shkup. Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana, tha se 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të gjithë kanë pasur simptoma të lehta, përveç një personi i cili është mbajtur për trajtim, por është në gjendje të mirë shëndetësore. Të tjerët pas ndihmës mjekësore janë kthyer në Akademi.

Informacioni është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes nga ku bëjnë të ditur se dje në orët e para të mëngjesit 20 kadetë dhe dy oficerë të qendrës së trajnimit të kadetëve janë ankuar për dhimbje barku të shoqëruara me të vjella. Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Qendra Mjekësore Ushtarake së bashku me inspektorët e Qendrës për Shëndetit Publik dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të hetojnë shkakun e këtij rasti.

“Dje në orët e hershme të mëngjesit në ambulantën e klinikës për sëmundje infektive janë paraqitur rastet e para të kadetëve të cilët janë në kuadër të kazermës së “Goce Dellçev”, respektivisht në kuadër të akademisë ushtarake. Pacientët në numër gjithsej janë 10 të cilët janë paraqitur me ankesa të gërdisë, vjelljes, dhimbje stomaku dhe jashtëqitje. Pasi janë ekzaminuar, te pacientët është bërë intervenca në forma ambulantore dhe kryesisht të gjithë janë në gjendje të mirë, stabile” , deklaroi Fadil Cana, mjek.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ligji i ri për “Inspektimin” miratohet në Kuvend, do ndryshojë tërësisht mënyrën e kontrolleve në biznese

Story i radhës

UNRWA konfirmon vrasjen e një punonjësi të saj në Bregun Perëndimor

Të fundit nga

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut ndërkombëtar të beach volley – përballet me nënkampionët e eventit. Dyshja nga Kosova, Erion Bajrami/Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, është afër
sqmken
ShkoLartë