Gjashtë persona kanë humbur jetën sot si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në shtetin Uttarakhand të Indisë.
Sipas autoritetit të aviacionit civil, helikopteri po fluturonte nga Badrinath, një vend i njohur pelegrinazhi hindu, i vendosur në male, drejt qytetit Dehradun. Të gjashtë personat që ndodheshin në bord, pesë pasagjerë dhe piloti humbën jetën në aksident, raporton KosovaPress.
“Helikopteri humbi kontaktet ndërsa fluturonte mbi luginën Joshimath. Sistemi i gjurmimit nuk ishte më në gjendje ta lokalizonte mjetin fluturues,” deklaruan autoritetet.
Si masë paraprake pas aksidentit, të gjithë helikopterët që i përkasin kompanisë Trans Bharat Aviation, e cila operonte me mjetin në fjalë, janë ndaluar të fluturojnë.
Burimi: botasot.info


