Një gjuetar me thyerje të këmbës së djathtë është evakuuar me helikopter për ndihmë emergjente mjekësore, të cilin e kanë promovuar sot në Manastir ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe ai i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se gjahtari G.J. i cili ishte duke gjuajtur në zonën e fshatit Bukoviq ka rënë në një përroskë të thellë me gurë dhe ka thyer këmbën e djathtë.
Rasti është raportuar në numrin e telefonit 112 në QMK.
“Ekipi mjekësor ka mbërritur shumë shpejt në vend, sipas të dhënave, për rreth 20 minuta. Për shkak të terrenit të paarritshëm, 112 me detyrë në QMK kanë kërkuar helikopter, të cilit i është përgjigjur menjëherë Ministria e Brendshme. Të gjithë bashkërenduan procedurat për shpëtimin dhe transportin sa më të shpejtë dhe optimal të të plagosurve në spital për trajtim të mëtejshëm. Kjo pajisje u mundëson pjesëtarëve të guximshëm të njësisë së helikopterëve në MPB të jenë edhe më të mirë gjatë aksioneve të tilla specifike të shpëtimit të të lënduarve nga terrene të paarritshme”, njoftoi QMK.
Nga aty apelojnë qytetarët që në rast aksidenti të lajmërojnë menjëherë numrin 112 në QMK.
Burimi: ALSAT