Ushtria ukrainase ka goditur pozicionet rusëve në fushëbetejë. Një video e filmua nga helikopterët luftarakë, shihen se si goditen me raketa dhe mitralozë pozicionet e ushtrisë ruse.
Në video shihen helikopterët ukrainase duke fluturuar ulët dhe duke hapur zjarr mbi pozicionet e rusëve, që vazhdimisht goditeshin me breshëria raketash dhe plumbash.
Sulmi është realizuar në lindje të vendit, e operacioni është realizuar më 10 nëntor, ndërsa lokacioni i saktë nuk është bërë i ditur për arsye të sigurisë.
Ndryshe rusët janë tërhequr nga Khersoni, ku tanimë ushtarët ukrainase janë futur në atë zonë dhe kanë marrë kontrollin e dhjetëra vendbanimeve.
E kjo nuk është hera e parë që rusët tërhiqen nga qytetet, që i kishin marrë nën kontroll nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Është kundërofensiva ukrainase dhe humbjet e mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, që po i detyron ushtarët e Vladimir Putinit që të tërhiqen.