Hekurat e prerë dhe çarçafët të përshtatur si litar, ja “provat” e tentativës së Dan Hutrës për t’u arratisur!

January 4, 2024
1 minut lexim

Media ka siguruar pamjet nga plani i Dan Hutrës me tre të paraburgosur për t’u arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Fier. Në fotot e siguruara, shihen hekura e qelisë të prerë si dhe çarçafët e bërë në forma litari që do përdoreshin për arratisjen.

Gjatë kontrolleve nga punonjësit e sigurisë është rënë në gjurmët e planit të thurur së bashku me tre të paraburgosur të tjerë. Mësohet se në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Ndërkaq gjatë kontrollit u konstatua se edhe në dhomën e Dan Hutrës, ishin fshehur mjetet që do përdoreshin për arratisjen si një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

3 të paraburgosur të akuzuar për vjedhje kanë qenë bashkëpunëtorë të vrasësit të grave Dan Hutra në tentativën e tij të dështuar për t’u arratisur nga burgu i Fierit.

Ata janë Martin Kapllani, që mbahej në “arrest në burg”, për vjedhje si grabitës i një çante me florinj në një argjendari në Vlorë, Geraldo Veizi , në “arrest në burg”, për vjedhje në disa biznese e banesa dhe Feti Kovaçi, gjithashtu në “Arrest në burg” për “Vjedhje”.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Avokati i Sanduloviqit: Në Serbi sapo kanë filluat vitet e 90-ta, naiviteti i Perëndimit do të çojë në luftë

Story i radhës

Ushtria izraelite vrau kreun e operacioneve të Xhihadit Islamik në veri të Gazës

Të fundit nga

Moti sot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Mbi vendin tonë sot mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen
sqmken
ShkoLartë