Heidi Montag akuzon Lady Gaga-n se i ka sabotuar karrierën muzikore: Më mori këngën dhe më pas…

March 25, 2022
1 minut lexim

Heidi Montag ka deklaruar se Lady Gaga i ka shkatërruar karrierën e saj muzikore, para publikimi të  albumit të saj “Superficial” në vitin 2010.

 “Njerëzit thonë; ‘Unë e dua Lady Gagan’ dhe jam e sigurt se ajo është e mrekullueshme, por nuk kam pasur eksperiencë të mirë me të,” tha 35-vjeçarja në podcastin, “The Unpopullar with Jacques Peterson”

Montag tha se marrëdhënia e saj me fituesen e Grammy-t, u përkeqësua kur Gaga ishte thjesht një këngëtare dhe kantautore në zhvillim ku të dyja kishin punuar me mega-producentin RedOne.

Montag tha se RedOne, emri i vërtetë i të cilit është Nadir Khayat, kishte shpresa të mëdha për karrierën e saj, madje ai ka deklaruar në 2009 se, “Ajo (Haidi) ka cilësi ylli – një personalitet të fuqishëm pa kufij. Ajo mund të bëjë gjithçka të tingëllojë e besueshme. Ajo është një yll i lindur.”

Por për shkak se RedOne, dhe Gaga ishin partnerë të shkrimit, ai duhej të merrte lejen e saj që Montag të publikonte një këngë të quajtur “Fashion”, pasi ishte shkruar nga Gaga.

Montag tha se ylli i “House of Gucci” u përgjigj: “Shkëlqyeshëm, sigurisht, ajo mund ta ketë atë këngë”.

Ish-ylli i MTV tha se ajo e shfaqi këngën gjatë një segmenti që bëri për “The View”, megjithatë shtoi se sapo producentët për filmin e vitit 2009 “Confessions of a Shopaholic” shprehën interes pët të pasur këtë këngë si kolonën e tyre zanore, Gaga e mori përsëri dhe e publikoi vetë në atë albumin e saj.

“Jo, po e tërheq atë këngë dhe po e incizoj. Nuk është më e Heidit”, tha personazhi televiziv për këngëtaren e “Bad Romance”.

Montag më pas pretendoi se Gaga i tha RedOne se nuk do të punonte më me të nëse ai vazhdonte bashkëpunimin me 35-vjeçaren, gjë që bëri që producenti prishte çdo marrëdhënie me të.

“Ai tha: “Më vjen keq, ajo është partnerja ime e shkrimit për gjëra të mëdha”, zbuloi Montag.

RedOne dhe Gaga prodhuan disa hite gjatë viteve, duke përfshirë “Just Dance”, “Bad Romance”, “Alejandro” apo “Judas.”

Image

Heidi Montag, Lady Gaga

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-presidenti i Rusisë: Sanksionet nuk do të ndikojnë në Moskë

Story i radhës

Intelegjenca e Britanisë së Madhe: Ukraina po lufton dhe zmbraps forcat ruse

Të fundit nga

ShkoLartë