Heidi Lushtaku në lidhje me futbollistin e Seria A

Është zbuluar e dashura e futbollistit turk, Merih Demiral, i cili luan me Atalantan në Serinë A të Italisë.

Ylli i futbollit është dashuruar me një modele shqiptare të quajtur, Heidi Lushtaku.

Sipas lajmeve të Snob Magazine, 23-vjeçari, i cili ka bërë emër me performancën e tij të mahnitshme, ka nisur një lidhje dashurie me supermodelen, e cila është tetë vite më e madhe se ai.

Image

Heidi Lushtaku

Në fakt, Demiral këto kohë e ka mirëpritur partneren e tij në Zvicër.

Ka qenë Heidi ajo e cila ka ndarë një pozë të bërë në shtëpinë e të dashurit në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Image

Merih Demiral

Lushtaku ka nisur karrierën në moshën 13-vjeçare, ndërsa ka tërhequr vëmendje të madhe me pozat atraktive të publikuara në Instagram

Ajo më parë ka qenë e fejuar me boksierin nga Deçani, Robin Krasniqi, i cili para pak javësh është fejuar me modelen Marigona Krasniqi

Image

Robin Krasniqi, Heidi Lushtaku

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Qeveria e Sllovenisë nuk po shqyrton lehtësimin e masave antiCOVID-19

Story i radhës

​FHK shpall më të mirët e vitit 2021

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish