hegseth shba ja mund ta mbaje bllokaden detare ndaj iranit per aq kohe sa te jete e nevojshme 6a7e2097c90a0

Hegseth: SHBA-ja mund ta mbajë bllokadën detare ndaj Iranit për aq kohë sa të jetë e nevojshme

August 13, 2026
1 minut lexim

Forcat amerikane kanë burime për të mbajtur bllokadën detare ndaj porteve iraniane për aq kohë sa të jetë e nevojshme, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, më 13 gusht, teksa Uashingtoni dhe Teherani po përplasen mbi kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.

“Marina e Shteteve të Bashkuara mund ta mbajë bllokadën për një kohë të pacaktuar”, tha Hegseth për gazetarët, pasi iu drejtua ekuipazhit të aeroplanmbajtësit USS Gridleygjatë stërvitjeve ushtarake shumëkombëshe, PANAMAX 2026, në Panama.

Aeroplanmbajtësi Gridley ishte dislokuar më herët në Lindjen e Mesme.

Hegseth shtoi se SHBA-ja mund ta vazhdojë bllokadën, pasi janë në gjendje “të zëvendësojnë anijet që hyjnë dhe dalin” nga zona dhe të vazhdojë dislokimin e ri të forcave, sipas nevojës.

Komentet e tij erdhën pasi Uashingtoni dhe Teherani u përplasën lidhur me atë se kush e ka kontrollin e plotë mbi Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore kyç.

Para se të niste lufta mes SHBA-së dhe Iranit në fund të shkurtit, nëpër këtë ngushticë kalonte rreth një të pestën e furnizimeve globale me naftë dhe gaz.

Presidenti amerikan, Donald Trump, insiston se SHBA-ja e kontrollon ngushticën. Por, zyrtarët ushtarakë iranianë e hodhën poshtë këtë pretendim, duke pretenduar se Teherani vazhdon ta ketë kontrollin mbi rrugën ujore dhe vazhdon të menaxhojë trafikun nëpër ngushticë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita e 75 e protestes mesazhi i qytetarit me aftesi te kufizuara para drejtesise qeveritare qe kane abuzuar rama duhet te jape llogari te gjithe ne beteje dhe pa kthim prapa 6a7e2030ca916
Lajmi i mëparshëm

Dita e 75 e protestës/ Mesazhi i qytetarit me aftësi të kufizuara: Para drejtësisë qeveritarë që kanë abuzuar! Rama duhet të japë llogari! Të gjithë në betejë dhe pa kthim prapa

kourtney kardashian mbeshtet bashkeshortin e saj ne premieren e dokumentarit te tij dashuria eshte me e zhurmshme se frika 6a7e215ee8f49
Lajmi i radhës

Kourtney Kardashian mbështet bashkëshortin e saj në premierën e dokumentarit të tij: Dashuria është më e zhurmshme se frika

Të fundit nga

ShkoLartë