Hebrenjtë fanatikë pështyjnë pelegrinët e krishterë në Kuds

Një video në të cilën shihen hebrenj ultra-ortodoksë duke pështyrë në drejtim të pelegrinëve të krishterë pranë një kishe në Kudsin Lindor të pushtuar ka shkaktuar reagime, transmeton Anadolu.

Videoja e shpërndarë nga aktivistë në rrjetet sociale tregon izraelitë të veshur me veshje fetare hebreje duke pështyrë qëllimisht pelegrinët e krishterë pranë një kishe të lashtë në Qytetin e Vjetër të Kudsit.

Incidenti ndodhi ndërsa mijëra kolonë hebrenj vazhdojnë të kremtojnë festën njëjavore Sukkot, e cila do të përfundojë të premten.

Disa incidente të hebrenjve duke pështyrë të krishterët dhe vendet e krishtera janë raportuar ditët e fundit, duke bërë që qeveria izraelite të dënojë aktin.

Të mërkurën, policia izraelite tha se arrestoi disa persona të dyshuar se kishin pështyrë pelegrinët e krishterë.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se qeveria e tij është “plotësisht e përkushtuar për të mbrojtur të drejtën e shenjtë të adhurimit dhe pelegrinazhit në vendet e shenjta të të gjitha besimeve”.

Megjithatë, ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, e ka minimizuar këtë akt, duke thënë se nuk përbënte “vepër kriminale”, raporton gazeta “Times of Israel”.

Të martën, Youssef Daher, koordinator i Këshillit Botëror të Kishave në Kuds, tha se të krishterët përballen me “persekutim” nga grupet ekstremiste izraelite, ndërsa qeveria nuk ndërmerr masa.

“Ne ndiejmë persekutim kundër komunitetit dhe fesë sonë”, tha Daher për Anadolu.

Në Kudsin Lindor, të cilin Izraeli e pushtoi në 1967, gjenden disa vende historike dhe të shenjta për të krishterët, duke përfshirë Kishën e Varrit të Shenjtë.





Story i mëparshëm

Ligji për të punësuarit në sektorin publik shkon në procedurë qeveritare, do të miratohet me flamur evropian

Story i radhës

Bashkimi triumfon në Superkupën e Kosovës

Të fundit nga