HBO Max dhe Discovery+ kombinohen në një platformë të vetme

1 minut lexim

HBO Max së shpejti nuk do të jetë më. Warner Bros. Discovery zbuloi planet për kombinimin e HBO Max me Discovery+ në një shërbim të vetëm streaming që do të debutojë në 2023.

Lajmi vjen pas shkrirjes së WarnerMedia me Discovery për të formuar një kompani të re Warner Bros. Discovery dhe humbjeve prej 3.42 miliardë dollarë gjatë tremujorit të dytë.

Lidershipi i kompanisë së re po kalon nëpër një ristrukturim ndërsa po kërkon të ulët kostot me 3 miliardë dollarë.

Nuk është e qartë sesi shkrirja e shërbimeve të reja do të ndikojë në përmbajtjet që dy platformat kanë prodhuar. HBO Max ishte konsoliduar në një markë prestigjioze shfaqjes televizive.

Të dy shërbimet bashkë do të kenë 92 milionë abonentë. /CIO Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Atalanta huazon futbollistin shqiptar

Story i radhës

SHBA-ja propozon projektligj dypartiak për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor

Të fundit nga