Haziri: Marrëveshje të keqe s’mundemi me zbatu, Haziri flet për qasjen e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit

October 22, 2024
1 minut lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky subjekt politik nuk pranon të zbatojë asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.

Sipas Hazirit, draft dokumenti i Marrëveshjes së Ohrit në këtë fazë është dokument evropian dhe në momentin që vendoset në qeveri bëhet dokument i Kosovës, e që nuk quhet më evropian.

“Ne kemi disa javë që e themi se marrëveshje të keqe nuk mundemi të zbatojmë. Baza e marrëveshjes është 27 shkurti në Bruksel. Draft dokumenti në këtë fazë është dokument evropian kjo është kleçka se në momentin që vendoset në qeveri bëhet dokument i Kosovës nuk quhet më evropian. Ne sot e kemi bërë të ditur pa ndodhur 9 shkurti ende, ne iu kemi thënë të gjithë partnerëve tonë që për LDK-në ky dokument nuk mundet si i tillë të procesohet se qeveria Kurti e ka humbur legjitimitetin ka bërë komente dhe është mbyllur. Qeveria e re me mandate të ri ka të drejtë legjitime të kërkojë fjalën e vet në dokumentin e fundit”, ka thënë ai.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestimi i Metës, Murati: Ai ka një problem me amerikanët, mazhoranca e informuar për…

Story i radhës

“Po më tha një gjë, do t’i bie” – Mevlani paralajmëron dhunë brenda shtëpisë

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë