haziri gjuha e amerikaneve ishte e qarte urojme qe kurti dhe osmani te reflektojne sa me pare 648228a9cfe6a

Haziri: Gjuha e amerikanëve ishte e qartë, urojmë që Kurti dhe Osmani të reflektojnë sa më parë

June 8, 2023
1 minut lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se gjuha e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjuhë e qartë.

Haziri ka shtuar se edhe gjuha e diplomatike e sekretarit të shtetit ka qenë po ashtu e qartë.

Ai tutje ka uruar që kryeministri Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani të reflektojnë sa më parë e mos të bëhet shumë vonë.

Haziri tutje ka thënë se Escobar duhet ta shtyjë procesin përpara, pasi sipas tij është detyra e tij dhe nuk mund t’i humbet koha e çmuar që ai ka.

“Gjuha e emisarit të SHBA është gjuhë e qartë. Amerikanët janë të qartë si kristali kur flasin. Gjuha diplomatike e sekretarit të shtetit ka qenë po ashtu e qartë, e zbardhur. Z. Escobar duhet ta shtyjë procesin përpara sepse është detyra e tijdhe nuk mund t’i humbet koha e çmuar që ai ka dhe vëmendjen që qeveria e SHBA nëpërmjet tij ia jep Kosovës, ia jep regjionit të Ballkanit Perëndimor dhe aspiratave euro-atlantike. Është shqetësuese kur thuhet se mungon instikti i bashkëpunimit të kryeministrit Kurti me SHBA dhe BE. Ne nuk e aplaudojmë këtë në asnjë mënyrë. Mund të jetë edhe ndëshkime politike, të cilat janë paralajmëruar, urojmë që kryeministri Z. Kurti dhe presidentja Znj. Osmani të reflektojnë sa më parë e mos të bëhet shumë vonë!” – ka shkruar Haziri në Facebook.

MARKETING

RENT A CAR

7 vecorite te spikatura qe vine me ios 17 6482256cc4df8
Story i mëparshëm

7 veçoritë të spikatura që vinë me iOS 17

bellingham kalon vizitat mjekesore me sukses ancelotti pret edhe dhuraten tjeter 64822a4e97f25
Story i radhës

Bellingham kalon vizitat mjekësore me sukses, Ancelotti pret edhe “dhuratën” tjetër

Të fundit nga

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë