Haziri: Edhe ky vit do të jetë i humbur për Gjilanin

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaron se edhe ky vit do të jetë i humbur për komunën që dikur e udhëheqi.

Sipas tij, qeverisja aktuale në Gjilan është e regresit.

Ai thotë se “diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin’.

Postimi i tij i plotë:

Edhe ky vit do të jetë i humbur për Gjilanin, mandati poashtu! Këto mendime po i marrim nga qytetarët tanë në çdo vend të komunës së Gjilanit.

Kjo qeverisje e dragradimit dhe regresit në Gjilan, gjilanasve po ua humb projektet e mira e të duhura për qytetin dhe fshatrat tona. Tendenca për të prishur atë që është ndërtuar e ideja për të hedhur pluhur syve tek qytetarët tanë përmes vizatimeve 3D në rrjetet sociale do të ndëshkohet keq. Qeverisja nuk bëhet në Facebook!

Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.

Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!

Gjilani nuk e meriton këtë ndëshkim!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA: Dy persona akuzohen për vrasje pas të shtënave në Super Bowl

Story i radhës

Sadiku: Abdixhiku është lider i së ardhmes, e shoh edhe si kryeministër të vendit

Të fundit nga