haziri bashkepunimi mes partive rruga e vetme per ti dhene fund krizes politike 6a382412e250e

​Haziri: Bashkëpunimi mes partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

June 21, 2026
1 minut lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkëpunim partiak dhe institucional, duke theksuar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për formimin e institucioneve duhet t’i japë fund krizës politike në vend dhe të rikthejë stabilitetin.

Në një postim në Facebook, Haziri tha se Kosova ka nevojë për një agjendë të qartë politike, teksa vendi ndodhet në javën e dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën! Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Cilido opsion që arrin marrëveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjësive institucionale vjen në fund. Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit”, shkroi ai.

Haziri ka theksuar se roli i Kosovës si faktor stabiliteti në rajon varet drejtpërdrejt nga stabiliteti i brendshëm politik dhe bashkëpunimi ndërmjet forcave politike në vend.

“Kemi premtuar që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektuar vlerat demokratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës. Republika e Kosovës i ‘duron’ zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbet edhe pa zgjedhje një ditë. Një njeri dhe një parti është kauzë e humbur më 17 shkurt! Republika, mbi të gjithë!”, shkroi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

edhe 4 te dyshuar te tjere per krim financiar ne ffm 6a380dbc1cbff
Lajmi i mëparshëm

Edhe 4 të dyshuar të tjerë, për krim financiar në FFM

tragjedi ne durres 11 vjecari mbytet ne det 6a382490e728a
Lajmi i radhës

​Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet në det

Të fundit nga

ShkoLartë