edhe 4 te dyshuar te tjere per krim financiar ne ffm 6a380dbc1cbff

Edhe 4 të dyshuar të tjerë, për krim financiar në FFM

June 21, 2026
1 minut lexim
FFM Maqedoni 780x439 1

Janë zgjeruar hetimet për rastet korruptive në Federatën e Futbollit të Maqedonisë.

Prokuroria Publike njoftoi se janë siguruar edhe katër persona të tjerë që më herët nuk ishin të qasshëm për organet e sigurisë, transmeton TV21.

Sipas Prokurorisë, ata kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku për një të dyshuar është caktuar paraburgim, ndërsa për një tjetër masë sigurie, ndërsa dy të tjerët pritet të paraqiten nesër.

Në të njëjtin rast, ish-kryetari i FFM-së Ilço Gjorgjioski, bashkë me dy persona të tjerë, ndodhen në paraburgim, ndërsa disa të tjerë janë në arrest shtëpiak ose me masa sigurie.

Hetimet lidhen me dyshime për përvetësim të mbi 127 milionë denarëve dhe pastrim parash gjatë periudhës 2015-2018, ndërsa në dosje përfshihen edhe persona juridikë për vepra të ndryshme penale financiare.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

luftoi me varesine ne rinine e saj por tani eshte nje nga muzikantet me me ndikim te muzikes pop 6a3809a0101ac
Lajmi i mëparshëm

Luftoi me varësinë në rininë e saj, por tani është një nga muzikantet më me ndikim të muzikës pop

haziri bashkepunimi mes partive rruga e vetme per ti dhene fund krizes politike 6a382412e250e
Lajmi i radhës

​Haziri: Bashkëpunimi mes partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Të fundit nga

ShkoLartë