tragjedi ne durres 11 vjecari mbytet ne det 6a382490e728a

​Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet në det

June 21, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së dielës në Durrës, ku një 11-vjeçar nga Tirana është mbytur në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në zonën e Kavalishencës, në lagjen nr. 13 të Durrësit.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, djali është pikasur nga qytetarët në ujë, jo në thellësi, por shumë pranë bregut.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 11-vjeçari u gjet në një zonë të cekët, shumë pranë bregut duke ngritur dyshime se shkaku i humbjes së jetës mund të ketë qenë një arrest kardiak dhe jo mbytja, raporton RTSH.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haziri bashkepunimi mes partive rruga e vetme per ti dhene fund krizes politike 6a382412e250e
Lajmi i mëparshëm

​Haziri: Bashkëpunimi mes partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

a mendon te krijosh familje zanfina ismaili befason me pergjigjen 6a3825bb24e22
Lajmi i radhës

“A mendon të krijosh familje”, Zanfina Ismaili befason me përgjigjen

Të fundit nga

ShkoLartë