​Hazard zbulon arsyen e pensionimit

Eden Hazard zyrtarisht i dha fund karrierës së tij në moshën 32-vjeçare pasi u largua nga Real Madridi këtë verë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë për një ndërprerje të kontratës një vit përpara se ajo të skadonte.

Belgu u përfol se kishte marrë oferta nga disa klube në të gjithë Evropën, por përfundoi duke vendosur të largohej dhe tashmë ka zbuluar edhe arsyen që e shtyri të marr një vendim të tillë.

Ai ka thënë se kishte humbur interesin për të luajtur futboll dhe se stërvitjen nuk i jepnin asnjë kënaqësi.

“E kisha menduar tashmë kur u tërhoqa nga kombëtarja. Po dilja nga një periudhë e komplikuar me Realin. E kisha thënë gjithmonë se do të ndaloja sapo të mos argëtohesha më në fushë. Nuk doja të shkoja të luaja diku për para. Ishte zgjidhja më e mirë. Nuk më pëlqenin më as stërvitje dhe nuk doja të luaja më. Vendimi ishte i thjeshtë.”, ka thënë Hazard për “L’Avenir”.

Ai ka bërë të ditur se në vazhdim do të bëjë një jetë të thjeshtë duke u marr me çiklizëm, duke luajtur gol dhe duke bërë udhëtime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çka ndodhi me policin serb që zbuloi lidhjen e udhëheqjes shtetërore, BIA-s dhe MUP-it me mafian dhe drogën

Story i radhës

Golem/ Një 69-vjeçar hidhet në pus dhe ndërron jetë, nisin hetimet për zbardhjen e ngjarjes

Të fundit nga