haxhiu tahirit mosmarrja e veprimeve sa ishe minister tregon qarte kush i ka bere sherbim serbise 68a9c4877ce01

Haxhiu – Tahirit: Mosmarrja e veprimeve sa ishe ministër, tregon qartë kush i ka bërë shërbim Serbisë

August 23, 2025
1 minut lexim

Deputetja nga radhët e LVV-së, njëheri ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklarimit të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu e ka akuzuar Tahirin se po manipulon me të pavërteta.

“Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës u shua në vitin 2018, gjatë mandatit të Abelard Tahirit si Ministër i Drejtësisë. Pra Tahiri mbylli mekanizmin shtetëror për dokumentimin e krimeve të Serbisë. Periudha deri më 31 dhjetor 2000 është e propozuar dhe votuar nga qeverisja e PDK-së, në 2011, kur u miratua Ligjin Nr. 04/L-023 për Personat e Zhdukur. Ky ligj përcakton qartë se trajtimi i rasteve të personave të zhdukur mbulon periudhën 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. Më vonë, më 3 gusht 2015, në Kuvend votuan Dhomat e Specializuara, me juridiksion kohor 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Mes të tjerash, Haxhiu ka përmendur një shembull të asaj se ç’ka Tahiri, pretendonte për bashkëpartiakët e saj.

“Duke mbyllur Institutin për Krimet e Serbisë, duke votuar Specialen që gjykon vetëm shqiptarët, duke miratuar Ligjin për Personat e Zhdukur me afat deri në vitin 2000 dhe duke mos ndërmarrë asnjë veprim, sa ishte Ministër, që i shërben drejtësisë për krimet e luftës, është e qartë se kush i ka bërë shërbim Serbisë.  Prandaj Abelardi në vend të shpifjes, duhet të japë llogari pse partia e tij ka marrë këto vendime që e kanë lënë Kosovën pa mekanizma shtetërorë për dokumentimin e krimeve të Serbisë dhe kanë hapur rrugën për gjykim selektiv të UÇK-së.”, ka shkruar ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gimenez nuk largohem nga san siro 68a9c4851c5ad
Lajmi i mëparshëm

Gimenez: Nuk largohem nga ‘San Siro’

a po e sjell opeli modelin e ri te corsa 68a9c555aeb57
Lajmi i radhës

A po e sjell Opeli modelin e ri të Corsa?

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë