Haxhiu: Provimi i jurisprudencës ka qenë transparent

September 23, 2024
1 minut lexim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë këtë të hënë certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës.

Ministrja e Drejtësisë, u zotua se ky proces ka qenë transparent dhe pa asnjë ndikim.

Ajo ka kërkuar nga te certifikuarit që ta bëjnë punën me profesionalizëm, bazuar në legjislacionin në fuqi.

“Ju uroj më të mirat dhe jam e bindur që kur do që do të orientoheni në sistemin e drejtësisë, si prokuror, gjyqtar, avokat, apo kudo tjetër do ta kryeni detyrën me përgjegjësi të lartë. Kjo është e rëndësishme edhe për juve edhe qytetarët e Kosovës. Pra çfarëdo pozicioni që të merrni në të ardhmen, të jeni të bindur që është më mirën edhe për Kosovën që ai do të jetë një veprim i ligjshëm, pra veprimet dhe vendimet që i merrni  të jenë të ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe po ashtu të pa ndikuara”, ka thënë ajo, transmeton EO.

Kryetar i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka bërë thirrje të pranishmëve që në asnjë formë, fati i njerëzve të mos ndryshojë për fajin e tyre.

“Kjo do te thotë shumë që i hapen dyert e secilit jurist për të ushtruar profesionin. Por këtë hapje të dyerve mos e merrni si privilegj por merreni edhe si përgjegjësi sepse pavarësisht se cilin profesion do ta ushtroni, keni gjithmonë përgjegjësin që e keni fatin e njerëzve në dorë. Kujdesuni që asnjë herë fati i njerëzve të mos ndryshoj për fajin e juaj”, ka thënë ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A ke kryer marrëdhënie seksuale me Feron në ashensor? Ja si përgjigjet Roza Lati

Story i radhës

Shpërthejnë virozat e stinës, mjekja: Sëmundja zgjat 10 ditë, simptomat ndryshojnë

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë