​Haxhiu për procesin e provimit të jurisprudencës: Ka qenë transparent dhe pa asnjë ndikim

April 15, 2022
min lexim

Mbi 100 kandidatë që kanë kaluar provimin e jurisprudencës janë certifikuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit ka kërkuar nga kandidatët që të bëjnë punën me nder dhe pa u ndikuar nga askush. Ajo ka lavdëruar edhe procesin e këtij provimi, ku tha se ka qenë transparent dhe nuk ka pasur ndikime.

Gjatë së premtes, ministrja Albulena Haxhiu ka shpërndarë certifikatat për më shumë se 100 kandidatë, ku tha se në këtë formë hapen rrugët për të ecur tutje.

Haxhiu: Procesi i provimit të jurisprudencës ka qenë krejt transparent

“Kjo ju hap rrugët për të ecur tutje, sepse ky është kushti i parë që dëshmon vlerat tuaja profesionale për tu bërë gjyqtarë, prokurorë, avokatë apo që të orientoheni në profesione të tjera. Nga ky moment ju e keni të hapur rrugën drejt realizimit të ëndrrave apo synimeve që keni pasur. Më e rëndësishmja është se iu këtë e keni arritur me meritë, sepse procesi i provimit të jurisprudencës ka qenë krejt transparent, unë do të thoja si kurrë më parë. I drejtë, meritor dhe pa asnjë ndikim nga kush do”, ka deklaruar Haxhiu.

Më tej, ajo ka kërkuar nga kandidatët që kanë kaluar provimin e jurisprudencës që të bëjnë punën me nder dhe profesionalizëm.

Haxhiu: Ju lutem shumë që të bëni punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim

“Unë kam një kërkesë për juve, por mund të jetë edhe lutje, pavarësisht se ku mund të orientoheni në sistemin prokurorial apo gjyqësor, apo në profesione tjera, ju lutem shumë që ta bëni punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim. Integriteti moral të jetë po ashtu krahas profesionalizmit. S’ka më mirë se të punosh me nder dhe të jesh profesionist. Bëjeni punën vetëm në bazë të përgjegjësisë dhe vetëm bazuar në legjislacionin në fuqi. Sepse vetëm kjo qasje mundëson që vendi ynë të jetë vend ku triumfon drejtësia, ku respektohen të drejtat e qytetarëve tanë dhe ku luftohen dukuritë e këqija”, ka shtuar ajo.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pyetur edhe për raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në rastin e Astrit Deharit, por ajo nuk ka dashur ta komentojë këtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Prisni sa të dalë vendimi i apelit”- Edi Paloka reagon për situatën në Partinë Demokratike

Story i radhës

Bien poshtë akuzat

Të fundit nga

ShkoLartë