Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim lamtumires ambasadorin Nicholas Abbott.
Haxhiu gjatë takimit tha se marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojnë të mbesin të fuqishme dhe do të thellohen edhe më tej.
Derisa shprehu mirënjohje për angazhimin e tij të pakursyer, ndaj ambasadorit Abbott.
“Takimi ynë i fundit përshëndetës me Ambasadorin Nicholas Abbott u karakterizua me urimet më të mira për njëri-tjetrin. Ambasadori Abbott ka përfunduar një mision të suksesshëm diplomatik në Kosovë duke dhënë një kontribut esencial për shumë fusha të sistemit të drejtësisë. Jemi të bindur se marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojnë të mbesin të fuqishme dhe do të thellohen edhe më tej. Mirënjohëse për angazhimin e tij të pakursyer, ndaj ambasadorit Abbott”, shkroi Haxhiu në Facebook.