Haxhiu: Me Qeverinë tonë marrëveshja për Asociacionin asnjëherë nuk do të bëhet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Albin Kurti për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tha se janë qëndrime që Vetëvendoje i ka pasur në vazhdimësi.

Madje ajo theksoi se me Qeverinë Kurti asnjëherë nuk do të ketë nënshkrim të marrëveshjes për Asociacion.

“Nuk është pozicion i ri, është pozicion i kahmotshëm ndër vite, por i argumentuar në gjashtë pika, domethënë i renditur në gjashtë pika, që ne konsiderojmë që është e rëndësishme. Për mua është e papranueshme çfarëdo tendence për të thënë që Qeveria cila ka për qëllim që t’i hedh hi syve qytetarëve të Kosovës në raport me këtë çështje, sepse me Qeverinë tonë asnjëherë marrëveshja e cila është e prillit e vitit 2013, kurse pastaj edhe ajo e vitit 2015 që parasheh një Asociacion apo Zajednicë etnike, anjëherë me neve nuk do të bëhet ajo marrëveshje. Madje kryeministri Kurti i tha sot edhe opozitës, një marrëveshje që e keni nënshkruar ju, por që se keni jetësuar mos pritni që do ta jetësoj unë, sepse nuk do ta bëj dhe qëndrimet që sot i ka thënë kryeministri Kurti janë ato të cilat ne i kemi pasur në vazhdimësi. Pra Asociacioni në përputhje me Kushtetutën, jo Asociacion monoetnik sepse këtë se pranon Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Pra edhe përkundër faktit që në Kosovë janë mbi mbi 93 për qind shqiptar. Kushtetuta jonë parasheh që Kosova është shtet multietnik i shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, poashtu parashihet që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale, pra Asociacioni joetnik i marrëveshjes finale po ashtu ndërlidhet edhe me kushtëzimin për strukturat ilegale, reciprocitetin në të drejta dhe gjithashtu edhe çështjen që e përmende për dorëheqjen e letrave nga shtete që ende nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës”, tha ajo.

Haxhiu tha se Kosova asnjëherë nuk ka pasur përfaqësim më dinjitoz  sa i përket negociatave me Serbinë.

“Unë mendoj që Kosova asnjëherë nuk ka pasur përfaqësim më dinjitoz sesa tani. Është normale që kur ke një Qeveri që nuk lejon zgjedhjet e Serbisë në Kosovë referendumin lufton kontrabandën… Shiko ne e kemi ditë që nuk ka me qenë e lehtë që për shkak të gjendjes që kemi trashëgu, me shtri sovranitetin dhe integritetin territorial në mënyrën sesi e kishe shtri në një vend tjetër. Mirëpo jemi duke bërë përpjekje maksimale  që të mos lejojmë Serbinë që ta cenoj integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe unë besoj që asnjëherë as në raport  me negociatat me Serbinë dhe as në raport me veprimet që i kemi ndërmarrë këtu si Qeveri, nuk ka pasë përfaqësim më dinjitoz të Republikës së Kosovës”, shtoi ajo.

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: Anëtarësimi në BE përforcon ekonominë dhe standardin jetësor, duhet patjetër të ndodh

Story i radhës

Koreja e Veriut është përgjegjëse për 44 përqind të vjedhjeve në kriptomonedha gjatë 2022

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez