Haxhiu: Letonia partnere e fuqishme e Kosovës

min lexim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një vizitë zyrtare në Letoni, ka takuar ministren letoneze, Inese Libina Egnere, me të cilën ka biseduar procesin e integrimit të Kosovës në BE, për digjitalizimin e sistemit në Kosovë, si dhe bashkëpunimit në fushën e trajnimeve të veçanta për gjyqësorin dhe stafin tjetër.

Haxhiu, në një postim në Facebook, bëri të ditur për partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Letonisë.

“Në këtë takim e falënderova për mbështetjen që Letonia i ka dhënë Kosovës në shumë procese të rëndësishme për vendin, në procesin e integrimit, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si dhe liberalizimin e vizave dhe Këshillin e Evropës”.

“Diskutuam gjatë për punët që po bëjmë dhe për mbështetjen që na duhet në aspektin e digjitalizimit të sistemit në Kosovë, përdorimin e të dhënave të gjyqësorit në politikëbërje, si dhe bashkëpunimit në fushën e trajnimeve të veçanta për gjyqësorin dhe stafin tjetër”, ka shkruar Haxhiu.

BURIMI: Bota Sot

Story i mëparshëm

Vazhdon zjarri në Çair, shuarja e vështirë për shkak të sasisë së madhe të materialeve djegëse

Të fundit nga