Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka theksuar se Grupi Parlamentar i PDK-së do të mbajë një takim të enjten për të diskutuar lidhur me audio-incizimin e ri të Mimoza Kusari –Lilës, e cila dëgjohet duke folur me Milan Radojçiqin, i akuzuar kryesor për rastin Banjska dhe të sanksionuarin e ShBA-së.
Në një lidhje direkte Haxhiu ka kritikuar Kusari-Lilën, duke thënë se ajo nuk ka kredibilitetin dhe imunitetin e nevojshëm për të mbajtur pozitën e deputetes.
“Kusari-Lila nuk e ka kredibilitetin as imunitetin për të qëndruar deputete në Kuvendin e Kosovës, sepse asnjëri prej nesh nuk merr mandat në dëm të gjykatës së Kushtetueses, në dëm të veteranëve e kundër interesave të Kosovës.
Kjo s’ka asnjë kuptim,” deklaroi Haxhiu.
BURIMI: Bota Sot