Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim liderët e partive politike.
Burime të medias pohojnë se takimi do të zhvillohet ditën e martë, me fillim nga ora 09:00.
Në këtë takim të përbashkët pritet të adresohet çështja e ngërçit institucional, të krijuar nga mos-konstituimi i plotë i Kuvendit.
Burimet bëjnë të ditur se takimi synon të kontribuojë bë dialogun politik për çështjen e presidentit, bashkë me funksionalizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Kujtojmë se në seancën e parë konstituive, pas betimit të deputetëve të Legjislaturës së XI-të, kreu i LVV-së, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për emrin e kryetarit të Kuvendit.
Edhe në një seancë të dytë konstituive u përsërit e njëjta gjë.
Burimi: botasot.info


