haxhiu dekreton nente anetare te rinj te kqz se mbetet pezull vendi i dhjete 6a954e1336140

​Haxhiu dekreton nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së, mbetet pezull vendi i dhjetë

August 31, 2026
1 minut lexim

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Edhe kësaj radhe, Haxhiu ka dekretuar vetëm nëntë anëtarë të kësaj trupe zgjedhore, duke lënë të hapur anëtarin e dhjetë, për të cilin kanë pretendime LVV dhe PDK.

Nga radhët e LVV-së në KQZ do të jetë Hysen Durmishi dhe Violeta Salihu.

PDK kësaj radhe do të përfaqësohet nga Rashit Qalaj.

LDK nga Ilir Fetahu, kurse AAK nga Muharrem Nitaj.

Katër përfaqësuesit të tjerë janë nga komunitetet jo shumicë.

Edhe mandatin e kaluar, u.d e presidentes, Albulena Haxhiu nuk ka dekretuar anëtarin e dhjetë të KQZ-së.

LVV pretendon ti ketë tri anëtarë, ndërkaq PDK dy anëtarë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr aktiv edhe mes fshatrave kopanice dhe radushe ne komunen e sarajit 6a953792b9bf0
Lajmi i mëparshëm

Zjarr aktiv edhe mes fshatrave Kopanicë dhe Radushë, në Komunën e Sarajit

u arrestua para dy ditesh per vjedhje 32 vjecari nderron jete ne ambientet e komisariatit te vlores 6a954e924343b
Lajmi i radhës

U arrestua para dy ditësh për vjedhje, 32-vjeçari ndërron jetë në ambientet e komisariatit të Vlorës

Të fundit nga

ShkoLartë