u arrestua para dy ditesh per vjedhje 32 vjecari nderron jete ne ambientet e komisariatit te vlores 6a954e924343b

U arrestua para dy ditësh për vjedhje, 32-vjeçari ndërron jetë në ambientet e komisariatit të Vlorës

August 31, 2026
1 minut lexim

Policia e Vlorës njofton se: “Sot rreth orës 09:50, në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi i arrestuar Enea Shparthi, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky shtetas ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Shtetasi E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më datë 29.08.2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu dekreton nente anetare te rinj te kqz se mbetet pezull vendi i dhjete 6a954e1336140
Lajmi i mëparshëm

​Haxhiu dekreton nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së, mbetet pezull vendi i dhjetë

gjeneralet amerikane i japin hegseth alarmin per luften ne iran 6a954f1c8f710
Lajmi i radhës

Gjeneralët amerikanë i japin Hegseth alarmin për luftën në Iran

Të fundit nga

ShkoLartë