zjarr aktiv edhe mes fshatrave kopanice dhe radushe ne komunen e sarajit 6a953792b9bf0

Zjarr aktiv edhe mes fshatrave Kopanicë dhe Radushë, në Komunën e Sarajit

August 31, 2026
1 minut lexim
zjarr 4

Zjarret janë aktive në aksin mes fshatrave Bela Cërkva dhe Podmoçani, në Komunën e Resnjës, ku po digjet pyll me pisha dhe bimësi e ulët, si dhe mes fshatrave Kopanicë dhe Radushë, në Komunën e Sarajit, ku zjarri ka përfshirë pyll të ulët dhe bimësi të ulët.

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar 24 zjarre në hapësira të hapura. Shtatë prej tyre janë ende aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar plotësisht, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Sipas të dhënave deri në orën 07:30, aktive janë zjarret mes fshatrave Bela Cërkva dhe Podmoçani në Komunën e Resnjës, ku digjet pyll me pisha dhe bimësi e ulët, si dhe mes Kopanicës dhe Radushës në Komunën e Sarajit.

Zjarre aktive ka edhe mbi fshatin Paligrad, në Komunën e Zelenikovës, mbi fshatin Nezhillovë, në lokalitetin Svatovi, në Komunën e Çashkës, pranë fshatit Urviç, në Komunën e Bogovinës, pranë fshatit Gradec, në Komunën e Vrapçishtit, si dhe pranë fshatit Dragov Dol, në Komunën e Makedonski Brodit.

Nën kontroll është vënë zjarri që shtrihet nga rajoni i fshatit Trnovo në Komunën e Gostivarit, në drejtim të fshatrave Bitovë, Zagrad dhe Strajane në Komunën e Makedonski Brodit. Nga zjarri janë përfshirë pyje të ulëta, bimësi e ulët, kullota dhe fier.

Ndërkohë, 16 zjarre janë shuar plotësisht në lokacione të ndryshme në të gjithë vendin, ndër to në komunat Ilinden, Gjorçe Petrov, Prilep, Dollnen, Resnjë, Bogdanc, Strugë, Dellçevë, Nagoriçan i Vjetër, Jegunovcë, Tetovë, Bërvenicë, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selena gomez dhe benny blanco shijojne momente romantike ne venecia 6a95339b82e4a
Lajmi i mëparshëm

Selena Gomez dhe Benny Blanco shijojnë momente romantike në Venecia

Të fundit nga

Sot betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Sot do të betohen anëtarët e rinj të KQZ-së. Sot, anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjnë betimin para ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së
ShkoLartë