haxhiu ben homazhe per ukshin hotin ne ditelindjen e tij 6a32c1f3af568

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

June 17, 2026
1 minut lexim

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze të tij, për të nderuar jetën dhe veprën e një prej mendjeve më të ndritura dhe patriotëve më të përkushtuar të kombit tonë.

“Profesor Ukshin Hoti ishte shembulli më i mirë i intelektualit që dijen e vuri në shërbim të lirisë dhe të interesit të përgjithshëm. Me guxim të rrallë, mençuri të thellë dhe përkushtim të palëkundur, ai qëndroi gjithmonë pranë popullit, duke mbrojtur të drejtën tonë për vetëvendosje dhe dinjitet kombëtar”, ka thënë Haxhiu, njofton Presidenca e Kosovës.

Sipas saj, ai e kuptoi dhe e artikuloi qartë se liria nuk dhurohet e as nuk kërkohet me përulje, për lirinë veprohet.

“Kjo ide u bë frymëzim për breza të tërë dhe mbetet edhe sot udhërrëfyes për rrugëtimin e Republikës së Kosovës”, theksoi Haxhiu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

izraeli sulmon libanin pavaresisht kritikave te trump 6a32bd65a4553
Lajmi i mëparshëm

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

gjykata rrezoi padine e vilma nushit per shpifje reagon vokshi beteja ime kunder koncesioneve do te vazhdoje 6a32c27166438
Lajmi i radhës

Gjykata rrëzoi padinë e Vilma Nushit për shpifje, reagon Vokshi: Beteja ime kundër koncesioneve do të vazhdojë

Të fundit nga

ShkoLartë