Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka sulmuar fort opozitën.
Avdyli e ka quajtur opozitën si ‘opozitë koti, pa kauza, pa kry dhe të mjerë’. (Sic!)
“Për çka janë duke vepruar kështu, me këtë ekstremizëm të dhunshëm, çfarë vendimi janë duke bllokuar? A u shit a u fal ndonjë metër tokë e Kosovës, a u vendos në pazar veriu për shkëmbim? Jo”, ka ‘shpërthyer’ Avdyli.
Tutje, deputeti i Guxo shkruan se, ‘si duket kanë halle tjera. Si duket po u harxhohet taxhia’.
Avdyli në fund ka edhe një paralajmërim për opozitën.
Shkrimi i tij:
“kundër vendimeve ekstreme ndërmirren veprime ekstreme” .
Askush nuk e din çka e gjeti opozitën ?
Për çka janë duke vepruar kështu, me këtë ekstremizëm të dhunshëm, çfarë vendimi janë duke bllokuar?
A u shit a u fal ndonjë metër tokë e Kosovës, a u vendos në pazar veriu për shkëmbim? Jo.
Si duket kanë halle tjera. Si duket po u hargjohet taxhia.
Opozitë koti, pa kauza, pa kry dhe e mjerë.
Ama mjerë për ta çka ka me i gjet në zgjedhje e ardhshme, këtë edhe si duket e kanë kuptuar.