“Do të vazhdojmë të punojmë”, kështu thotë mes tjerash për indeks.mk, drejtori i Burgut të Tetovës, Qefali Havziu, pasi njofton se së fundi ka arritur të avancojë në detyrë disa zyrtarë të policisë në burgun e Tetovës.
Ai thotë se këto persona zyrtarë nuk janë avancuar për 20 vite dhe shpreson se këto nuk do të jenë zyrtarët e fundit që do të avancohen dhe listës do t’i shtohen edhe shumë persona tjerë.
“Do të vazhdojmë të punojmë me nder dhe përkushtim në përmirsimin e kushteve në këtë institucion si për të punësuarit gjithashtu edhe për të burgosurit. Shpresojmë që këta avancime nuk do të jenë të fundit”, ka thënë Havziu. /indeks.mk/