Havertz e bindi t’i bashkohet Bayer Leverkusenit, Hudson-Odoi flet pas largimit nga Chelsea

min lexim

Callum Hudson-Odoi thotë se është i kënaqur që është transferuar te Bayer Leverkuseni, dhe se largimi i tij nga Chelsea u bë i mundur vetëm me ndihmën e Kai Havertz.

Hudson-Odoi i është bashkuar klubit gjerman në një marrëveshje huazimi për një sezon, megjithëse “Blutë” e Londrës thuhet se e kanë mundësinë që ta rikthejnë atë në janar.

Anësori 21-vjeçar ka qenë një zëvendësues i papërdorur në secilën nga tre ndeshjet e fundit të Chelseat në Premier Ligë, pasi si duket nuk është më zgjedhje e preferuar për trajnerin e Thomas Tuchel.

Hudson-Odoi ka regjistruar 16 gola dhe 22 asistime në 126 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean që kur doli nga akademia e klubit.

Megjithatë, koha e rregullt e lojës ka qenë e vështirë për t’u arritur, ku ai filloi vetëm 11 ndeshje të ligës sezonin e kaluar dhe kjo është arsyeja e transferimit të tij në Bayer Leverkusen, i cili fitoi garën për shërbimet e tij para 19 klubeve të tjera.

Pasi dëgjoi për interesimin e Leverkusenit, Hudson-Odoi foli me shokun e tij të skuadrës në Chelsea, Havertz, i cili bëri 150 paraqitje për skuadrën e Bundesligës përpara se t’i bashkohej Chelseat në një transferim prej 75 milionë eurove verën e kaluar.

“Havertz më tha se është e mahnitshme, padyshim, që të gjithë përreth me të cilët ai ka qenë vitet e fundit kanë qenë të mahnitshëm për të. Ai e shijoi çdo moment të tij dhe tha se do të më pëlqejë atje, thjesht të shkojë aty, të jem i sigurte në vete dhe gjithçka do të shkojë mirë”, tha Hudson-Odoi.

Leverkuseni është i 13-ti në Bundesligë pas një serie prej tre humbjesh radhazi, por do të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi është vendosur në një grup së bashku me Club Brugge, Porto dhe Atletico Madridin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti i ligë kaplon Shkupin, shiu vërshon disa rrugë

Story i radhës

A do ti rezistojnë kohës Galaxy Z Flip 4 dhe Fold 4?

Të fundit nga