hasler e di si duket chicago kjo eshte porosia per xherdan shaqirin 6202b24ace335

Hasler e di si duket Chicago, kjo është porosia për Xherdan Shaqirin 

February 8, 2022
1 minut lexim

Nicolas Hasler (30 – vjeçar) ka luajtur për Toronton, Chicagon dhe Kansas Cityn. 

Ai ishte kampion i MLS-së dhe i preferuari i tifozëve të Torontos, luajti së bashku me Bastian Schweinsteiger në Chicago Fire.

Mesfushori i Thun-it, Nicolas Hasler, i njeh shumë mirë ngritjet dhe uljet e Major League Soccer (MLS).

Ditëve të fundit raportohet se Xherdan Shaqiri do të nënshkruajë kontratë me ekipin amerikan Chicago Fire.

Ai thotë me buzëqeshje për mediumin zviceran “Blick”: “Jam bërë vërtet tifoz i MLS-së dhe mendoj se edhe Xherdan Shaqirit do ta pëlqejë futbollin atje dhe jetën përreth tij!”.

Atëherë do të jetë një aventurë e madhe për të”, tha Hasler.

Kalimi i Shaqirit nga Lyon në Chicago Fire pritet të arrihet në ditët në vijim. 

Hasler e entuziazmon yllin e Kombëtares së Zvicrës:

“Chicago është një qytet absolut sportiv (futbolli amerikan, hokej, basketboll dhe bejsbolli), janë të gjitha ekipe tradicionale.  Ka shumë potencial edhe në futboll”.

Kalimi i tij te skuadra që ka stadiumin “Soldier Field”, me kapacitet mbi 60,000 tifozë dhe është pikërisht në qendër, do të tërhiqte edhe më shumë tifozë.

“Nëse Shaqiri mund të ndezë eufori në këtë qytet, do të jetë një aventurë e madhe për të”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shkelet me makine nje femije ne aerodrom te shkupit 6202b20534bcd
Story i mëparshëm

Shkelet me makinë një fëmijë në Aerodrom të Shkupit

antoneta meshkujt po lidhen me grate e medha per arsye financiare 6202b24ca5b10
Story i radhës

Antoneta: Meshkujt po lidhen me grate e mëdha për arsye financiare!

Të fundit nga

ShkoLartë