hasani tremb tiranen 65686220cead3

Hasani tremb Tiranën

November 30, 2023
1 minut lexim

Florent Hasani me shumë mundësi e humbet derbin me Partizanin. 

Burime nga klubi bardheblu bëjnë me dije se dëmtimi në gju në ndeshjen e fundit, ka rezultuar më delikat se sa pritej dhe deri tani gjasat janë që bomberi i bardhebluve të mungojë në ndeshjen e së dielës.

Lojtari dhe stafi do të bëjnë të pamundurën deri ditën e ndeshjes, por shanset janë vërtetë të pakta.

KAINA GATI – Jo vetëm lajme shqetësuese në kampin e Tiranës. Për fat të mirë ka edhe rikthime të rëndësishme.

Po, sepse Kaina që mungoi në ndeshjet e fundit ndaj Erzenit, për shkak të një problemi në tendinë, duket se është gati.

Janë rikthyer nën urdhrat e Ahmatajt edhe Hila dhe Qefalia. I pari me sa duket ka pasur masë disiplinore, ndërsa i dyti nuk ka më asnjë problem.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kovacevski nuk eshte fitore diplomatike e rusise eshte fitore e osbe se 656860f56791d
Story i mëparshëm

Kovaçevski: Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, është fitore e OSBE-së

ne kliniken e neurokirurgjise ne qkuk gjate ketij viti u kryen 623 operacione 6568622e97918
Story i radhës

Në klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK gjatë këtij viti u kryen 623 operacione

Të fundit nga

ShkoLartë