Hasani: Qeveria monoetnike zvogloi përfaqësimin e shqiptarëve nga 30% në 24%, duke fshirë diasporën tonë nga statistikat

October 23, 2024
min lexim


Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani në një paraqitje për media tha se Qeveria e re ka zvogluar përfaqësimin e shqiptarëve nga 30% në 24%, siç shtoi duke e fshirë diasporën nga statistikat. Hasani tutje theksoi se një nga vendimet e para të Qeverisë së re ishte zvoglimi i përqindjes në punësime prej 29.52% në 24.30%. Kjo siç thotë Hasani nga BDI favorizon një komunitet kundrejt komunitetit shqiptarë për diku mbi 7 mijë punësime.

“Qeveria me legjitimitet monoetnik , me interpretimin e tyre të cuditshëm, tani më  ulën përfaqësimin e shqiptarëve nga 30% në 24% në administratë publike duke cenuar me këtë punësimin e kuadrove të reja shqiptare në këto institucione, dhe këtë e bën me vetëm një vendim duke “ fshirë “ diasporën tonë nga statistika rrespektivisht nga numri I banorëve nëpër vendbanime.


Sa për rikujtim, njëri ndër vendimet e para të kësaj Qeverie ishte zvoglimi I përqindjes në punesime prej 29.52% ne 24.30%, që favorizon një komuniet kundrejt komunitetit shqiptar për diku mbi 7.000 punesime , dhe atë vetem duke e përjashtuar diasporen, edhe pse diaspora ne Maqedoni te Veriut eshte pothujse pjese e perditshme ne jeten e cdo familje ketu ne vend. Dhe kjo nuk ju mjaftoi por edhe justifikuan vendimin e gjykatës kushtetuese si dhe  premtimin e partnerit ma qedonas në koalcion , për heqjen e balancuesit, që të mund edhe më tepër të dëmtohet përfaqësimi i shqitarëve në institucionet e sistemit.

Por, ky veprim I tyre ka një efekt I cili do të metastazon në më shumë sfera të jetës.  


Prandaj , sot jemi ketu për të publikuar diskriminimin e rradhës nga ana Qeverisë pa legjitimitet etnik, të cilën e bën ndaj shqiptare, duke mos I perfshi diasporën në asnjë të dhënë statistikore në vend, dhe atë  duke filluar nga mundesia e punesimit e deri tek ndarja e mjeteve të buxhetit qendrore, e gjithë kjo duke tanguar dhe dëmtuar komunat me popullat shqitare.

Vendimi I rradhës , ku qarte shifet tendenca e kesaj Qeverie pa legjitimitet etnik,  kunder këtyre komunave në vend, është vendimi që në ndarjen e buxhetit qendëror mjetet te shperndahen duke bazuar në numrin e popullsise rezidente dhe jo popullsise te pergjitheshme ne Komuna, që në esencë është diskriminuse dhe në kundershtim me percaktimet e cdo shteti demokratik, dhe është dhe në kundërshtim të demagogjisë së kësaj qeverie për të përmirësuar   kushtet për rikthimin e popullsise e cila per momentin jeton jasht shtetit.


Qe kjo te jete edhe me skandaloze, shifet qarte nga Ministrite e udhehequara nga jolegjitimet e VLENIT sic eshte Ministria e Ekologjise dhe ajo e Politikes Sociale ku drejtperdrejt diskriminohen komunat shqiptare, te cilet nuk I kan marre shumat per koke banori nga 100 milion Euro e ndarat, e gjithë kjo duke marr parasysh se kriter për ndarjen e këtyre mjeteve është numri I popullatës në komunë. Por kësaj rradhe pa diasporën rrespktivisht pa  banorët e këtyre komunave , të cilët për momentin janë jasht vendbanimit të tyre”, tha Ilir Hasani – deputet i BDI-së.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dimitrievski: I nderuar që mora pjesë në promovimin e librit “UÇK-ja paraushtarake terroriste në Maqedoni”

Story i radhës

Takimi me deputetët e PD në Bruksel, reagojnë eurodeputetët Kols dhe Mularczyk, zbardhen diskutimet

Të fundit nga

ShkoLartë