Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasanin ka folur për denoncimin që ia ka bërë Dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka për mashtrim me doktoratë dhe plagjiaturë.
Hasani thotë se përveç fakteve me shkrim që i ka marrë nga Universiteti i La Sapienzës, ai ka shkuar atje dhe ka vërtetuar drejtpërdrejt për mashtrimimin me doktoraturë të Avni Pukës.
Hasani thotë se ai u shoqërua nga një koleg i tij Italian, i cili shton se është profesor i njohur në universitetin e La Sapienzës.
“Ajo është përpjekje e dështuar e prodekanit të Juridikut që para 1 viti e gjysmë ekam faktu që e ka diplomën fallc. Kohëve të fundit, kam shkuar edhe përvec fakteve që i kam marrë përmes korrespodencës me internet prej La Sapienzës, kam shku edhe vet më ka shoqëruar një koleg Italian, një professor i njohur i La Sapienzës. M’i ka thanë edhe live qato gjëra që mi kanë thënë më shkrim.
Në ndërkohë, ka pas një këshill i ashtuquajtur i Etikës që udhëheqjes nga një prej Izet Morinës, e ka qu ky vet një diplomë fiktive edhe ka thonë a e kam doktoratën fallc, maspari këtë që e kam marrë këtu plagjiat, pra unë i kam thënë masi të vërtetohet ajo, unë do ta dëshmoj edhe këtë që e ke plagjiat. Ai ia ka legalizu, ja ka shpërla, unë kam qenë kritik dhe nuk është punë e këshillit të Etikës dhe kur lindi çështja e skandalit të ngacmimeve seksuale, unë isha edhe më shumë kritik ndaj tij personalisht për shkak se ai 6-7 muaj i detyroj ato studente të shkreta 20 a sa ishin për me shku me polici me i dëshmu të drejtat e tyre, dhe tash këshilli i Etikës i ka uzurpu kompetencat”, tha Hasani.
Burimi: botasot.info