Enver Hasani, Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka rrezikuar shtetin me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.
“Sepse e ka fut në proces ridefinimin e qenies shtet, që është shpallë në ditën e 17 shkurtit 2008. Do të shihet se janë detyrime që kanë me i zbatu qeveria tjetër”, ka thënë ai.
Tutje, Hasani ka thënë se përmes Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, Serbia ka fituar të drejtën ta kontestojë shtetësinë e Kosovës.
“Serbia ka fitu të drejtën me pëlqimin tonë me ta konstetu shtetësinë dhe ato nuk zhbëhen lehtë. Dhe është pajtu që mekanizmi i BE-së me interpretu…” ka thënë Hasani.
Duke folur tutje për marrëveshjen e Brukselit e aneksin e Ohrit, Hasani tha se është veprimi më i dëmshëm për Kosovën që nga Kuvendi I Prizrenit e deri më tani.
“Për shkak se ato e kanë përmbysur projektin kushtetues të vitit 2008 në atë që ne i thojmë forcat rregullatore të Kushtetutës materiale që është krijuar për komunitetin serb duke i përjashtu të gjitha minoritetet tjera. I ka përmbysur qëndrimet fondamentale politike që janë proklamuar në deklaratën e pavarësisë dhe e ka përmbysur unitetin politik”, tha Hasani.
Burimi: botasot.info