Hasan Prishtina donte që Shkupi të ishte kryeqytet i Shqipërisë

November 28, 2022
1 minut lexim

Prishtinë, 28 Nëntor – Mehmet Prishtina, nipi i Hasan Prishtinës deklaroi se ai kërkonte që Shkupi të ishte kryeqyteti i shqiptarëve.

 

Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmeti tregoi disa nga arsyet se përse Hasan Prishtina e kërkonte diçka të tillë.

“Gjatë periudhës sa ishte deputet, ai luftoi fort për të drejtat e shqiptarëve. Në fund, shkoi aq larg saqë në parlamentin osman, me prezencën e Sulltan Hamitit, i paralajmëron turqit se në rast se nuk realizohen kërkesat tona, unë do jem i pari që do e gris flamurin e kryengritjes në malet e Kosovës, gjë që e bëri edhe realitet. Ai erdhi në Kosovë dhe u ngjit në malet e Malësisë së Kosovës, në Junik. Ai iu drejtua me kërkesa konkrete turqve.

Organizoi kryengritjen e përgjithshme, u çlirua Kosova deri në Shkup. E gjithë kjo përpjekje mori një kah tjetër, sepse Hasan prishtina, qëllimi i tij ishte që Shkupin ta shpallte kryeqytetin e Shqipërisë”.

“Shkupi është qendër e konsujve, Shkupi është, e thonë edhe dokumentet italiane, porta e Shqipërisë. Shkupi është qendra ekonomike, ku Kosova pa Shkupin, thuajse në aspektin ekonomik nuk mund të funksionojë, kështu është trajtuar në atë kohë. Shkupi është shqiptar”, theksoi ai.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

United tregon interes për Cody Gakpo

Story i radhës

Përse trupi ka nevojë për yndyrë

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë