Harry Kane e kalon Thierry Henryn

March 7, 2022
1 minut lexim

Harry Kane ka kaluar Thierry Henryn në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Premier Ligës. Ai tani renditet i gjashti në këtë listë.

Sulmuesi anglez shkëlqeu sonte me dy gola në fitoren 5:0 të Tottenhamit ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit anglez.

Me dy golat e shënuar sonte, Kane ka shkuar në kuotën e 176 golave në Premier Ligë, duke kaluar Thierry Henryn që me Arsenalin kishte shënuar 175 gola.

28-vjeçari tani renditet si golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të kampionatit anglez.

Para Harry Kane janë: Frank Lampard – 177 gola, Sergio Aguero – 184 gola, Andy Cole – 187 gola, Wayne Rooney – 208 gola dhe Alan Shearer – 260 gola.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dashuria sfidon luftën në Ukrainë, ushtari i bën propozimin epik të dashurës mes armëve

Story i radhës

9 mënyra për ta bërë një introvert të ndihet i vlerësuar

Të fundit nga

ShkoLartë