Edhe pse Harry Kane po shkëlqen te Bayern Munich, duke shënuar 32 gola dhe ka dhënë 11 asiste në të gjitha kompeticionet këtë sezon, anglezi mund të largohet në verë për t’u rikthyer në Premier League.
Drejtuesit e klubit bavarez kanë identifikuar zëvendësuesin ideal të Kane, një sulmues të cilin e njohin mjaft mirë pasi luan te rivalët e tyre në Bundesligë, te Leipzig. Bëhet fjalë për Benjamin Sesko, sllovenin e Leipzig, i cili ka treguar një super formë këtë sezon duke shënuar 17 gola dhe ka dhënë 7 asiste, në të gjitha kompeticionet.
Klauzola e sllovenit varion nga 60-80 milionë euro dhe për të ka një interes nga shumë klube të mëdha si Arsenal, Barcelona, PSG e Manchester United, ndaj Bayern po mendon të përfundojë transferimin e tij në merkaton e ardhshme të verës.
Bordi i klubit bavarez e sheh sulmuesin slloven si lojtarin ideal për të marrë një rol progresiv në ekip, me synimin që të bëhet forca sulmuese në vitet e ardhshme.
Burimi: botasot.info