Përpara fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga ana e Rusisë, zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të zhvillonte një plan pasardhës në rast se ai do të vritej ose kapej.
Kështu të paktën thuhet në një pjesë nga libri “Lufta” nga gazetari Bob Woodward të nxjerrë në shitje më 8 tetor.
Zelensky ka qenë objektivi kryesor i tentativave për vrasje ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Në fund të nëntorit 2023, Zelensky tha në një intervistë me The Sun se i kishte mbijetuar të paktën pesë tentativave për vrasje.
Sipas Woodward, Harris i tha Zelenskyt se presidenti duhet të “fillojë të mendojë për gjëra të tilla si të ketë një plan pasardhës për të drejtuar vendin nëse kapet ose vritet”, raporton CNN.
Biseda ndodhi së bashku me koincidimin e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, ku Harris i zbuloi Zelenskyt se një pushtim rus ishte i pashmangshëm – një paralajmërim që Zelensky vazhdoi ta mohonte deri në fillimin e pushtimit më 24 shkurt 2022.
Sipas Woodward, Harris kishte frikë se do të ishte hera e fundit që zyrtarët e Shteteve të Bashkuara do ta shihnin Zelensky të gjallë.
Burimi: botasot.info