Nënpresidentja Kamala Harris ka pranuar një ftesë nga rrjeti televiziv CNN për të marrë pjesë në një debat tjetër përballë rivalit Donald Trump më 23 tetor, ndërsa i ka kërkuar kandidatit republikan që të përballet me të, tha të shtunën ekipi i fushatës së kandidates demokrate.
“Donald Trumpi nuk duhet ta ketë problem të pajtohet për këtë debat”, tha në një deklaratë Jen O’Malley Dillon, drejtuesja e fushatës së kandidates Harris.
I pyetur nëse do të pranohej ftesa, një zëdhënës i fushatës së kandidatit Trump iu referua deklaratave të mëparshme të ish-presidentit se nuk do të kishte më debate.
Kandidatët Harris dhe Trump zhvilluan një debat për herë të parë më 10 shtator, i cili sipas anketimeve u fitua nga nënpresidentja.
Ish Presidenti Trump zhvilloi një debat me Presidentin Biden në qershor dhe pas paraqitjes së dobët zoti Biden u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë./VOA
Burimi: botasot.info